Ka ndodhur

Trafik në Rrugën e Kombit, qytetarët nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Gazeta Si – Një fluks i jashtëzakonshëm në hyrje të Shqipërisë të qytetarëve të Kosovës është shënuar në javën e fundit të muajit gusht.

Me qindra automjete, furgonë dhe autobusë me qytetarë të Kosovës kanë si destinacion bregdetin shqiptar.

Radhë kilometrike janë vërejtur këtë të shtunë që në orët e para të mëngjesit në segmentin Morinë-Kukës.

Radha e gjatë është edhe te segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet.

Në pikën kufitare të Morinës nuk ka kontrolle kufitare sipas marrëveshjes së dy qeverive të nënshkruar në qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë