Gazeta Si – Me urdhër të SPAK, policia po zhvillon një tjetër operacion në Tiranë, ku janë lëshuar 6 urdhër arreste për trafik ndërkombëtar armësh.
Burime paraprake bëjnë të ditur se është zbuluar edhe një arsenal armësh. Ndërkohë aksioni është në zhvillim dhe në orët në vijim priten të tjera detaje.
Një ditë më parë, SPAK zhvilloi një mega-operacion për kapjen e personave me rekorde kriminale, por edhe zyrtarëve të përfshirë në veprimtari kriminale.
Operacioni i një ditë më parë ishte vazhdim i operacionit “Plumbi i Artë”, ku në pranga ranë ish-gjyqtarë dhe zyrtrë burgjesh.
Në përditësim…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.