Gazeta Si – Në listën e personave më të kërkuar nga Europoli është edhe shqiptari Berti Dedja.
45-vjeçari i njohur dhe me nofkën “Çakalli’, akuzohet nga policia kriminale gjermane, si kreu i një grupi trafikantësh drogë.
Skeda kriminale e shqiptarit nga Durrësi është futur këtë të mërkurë në listën e personave më të kërkuar të Europës.
Sipas informacioneve, përfshirja e tij në trafikun e drogës, ka nisur nga viti 2016, ndërsa prej vitit 2018 ai është në arrati.
Teksa kërkojnë informacion nga çdokush që mund të ketë dijeni për vendndodhjen e shqiptarit, Europol njofton se ka dyshime se 44-vjeçari mund të jetë fshehur në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.
Berti Dedja është shqiptari i 4 që përfshihet në listën e të kërkuarve nga Europol. Më herët mes personave më të kërkuar në Europë janë futur emrat e shqiptarëve të tjerë si Aleks Burreli, Valon Azemi dhe Edinjo Pulti.
Dyshimet janë se ai mund të jetë fshehur në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.
Dedja akuzohet se që nga viti 2016 ka ushtruar një tregti droge të kokainës dhe marijuanës, me pjesëmarrjen e personave të tjerë dhe dyshohet të ketë vepruar si kreu i grupit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.