Gazeta Si – SPAK ka vendosur në sekuestro 90 pasuri në pronësi të Kristo Qiricit dhe 2 anëtarëve të tjerë të një grupi kriminal, i cili dyshohet se kryenin trafik kanabisi në Greqi në bashkëpunim edhe me 4 punonjës të policisë.
Ata u lanë në burg nga GJKKO pasi bashkëpunonin me persona që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë. Ndërsa Qirici, është vëllai i biznesmenit Edmond Papa, vrarë në Tiranë në dhjetor të vitit 2022.
Sipas hetimit të SPAK, drejtuesit e këtij grupi kriminal ishin Kristo Qirici, i njohur edhe me emrat Jetmir Hoxha e Jetmir Qirici, vëllai Edmond Papës, biznesmenit të ekzekutuar në Tiranë në vitin 2022 dhe Elidjon Alushaj, i njohur edhe si Kosta Alushaj.
Ndërsa drejtuesi i grupit tjetër të goditur nga i njëjti hetim ishte Luiz Bala, që mbante edhe emrin Edmond Sinanaj.
SPAK zbuloi grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilit i kanë shërbyer policët, pasi u zbërthye aplikacioni “Sky ECC”.
Dy të akuzuarit si drejtues të grupit kriminal në Sarandë, Kristi Qirici dhe Eldjan Allushi si dhe Shkëlzen Kraja rezultojnë të jenë në kërkim së bashku dhe me anëtarë të tjerë të këtij grupi.
Mes pasurive të sekuestruara janë 19 llogari bankare, 2 hotele, dhjetra biznese dhe apartamente, garazh, tokë truall.
Në sekuestro preventive u vendos dhe “Vilë Elitare” dhe Vila Standart” në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë në pronësi të Shkëlzen Krajës.
Ndërkohë SPAK zbuloi se 3 zyrtarët e policisë ishin vënë në ndihmë të këtij grupi kriminal. Tre shefat e policisë u pezulluan nga detyra, por vetëm 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim.
Pasuritë e sekuestruara:
Pasuria “Objekt Shërbimesh + Hotel”, në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 440 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Truall” me sipërfaqe 708 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria “Truall”, me sipërfaqe 308 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Pasuria nr. 24/494, me status “Regjistrim i përkohshëm”, në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
Apartament, me sipërfaqe 84 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë.
9 pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 177 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe K.S, në Sarandë.
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 58.5 m², në pronësi eventuale të shtetasit E.A (alias K.A), në Sarandë.
2 pasuri “Garazhe” të emërtuar “vend parkimi”, në pronësi eventuale të shtetasit E.A (alias K.A), në Sarandë.
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 77.75 m², në pronësi të shtetasit D.A, në Sarandë.
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 142.4 m², nga e cila 126 m² sipërfaqe banimi dhe 16.4 m² sipërfaqe e përbashkët, në pronësi eventuale të shtetases K.S, në Tiranë.
Pasuria “Garazh”, në pronësi eventuale të shtetases K.S, në Tiranë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 38.00 m², në pronësi të shtetasit SH.K në Tiranë.
Pasuria “Post Parkimi”, në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
Pasuria “Truall” me sipërfaqe 562 m², nga e cila kati i parë 110 m² ndërtesë dhe 19 m² verandë; kati i dytë 44 m² ndërtesë, 18 m² verandë dhe 9 m² ballkon; si dhe kati i tretë 133 m² ndërtesë, në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Mullet, Tiranë.
Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 202.15 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në Tiranë.
4 pasuri “Poste parkimi” në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në Tiranë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1863 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 896 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Tokë Pemtore”, me sipërfaqe 1455 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1900 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 897 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe sipërfaqe 17,100 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në vendin e quajtur Adhendri, Palasë, Vlorë.
Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe 13, 775 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në vendin e ndodhur Adhendri, Palasë, Vlorë.
Pasuria “Vilë Elitare”, me sipërfaqe ndërtimore prej 422.3 m², kati 0 me sipërfaqe prej 229.9 m²; kati 1 me sipërfaqe prej 177.3 m² dhe verandë me sipërfaqe prej 15.1 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë.
Pasuria “Vilë Standart” (modeli B) identifikuar si Vila B84, me sipërfaqe ndërtimore 182.1 m², kati 0 me sipërfaqe prej 98.5 m²; kati 1 me sipërfaqe prej 83.6 m² dhe verandë e hapur me sipërfaqe prej 14.9 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë.
Pasuria “Automjet” i markës “Mercedes Benz”, modeli G 400 D, viti i prodhimit 2020, në pronësi të shtetases A.K.
Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetasit K.Q.
Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasve K.Q dhe E.B.
Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të personit fizik K.Q, si dhe në emër të shtetasve K.Q dhe E.P.
Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetaseve A.B dhe T.Q.
Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetaseve A.B dhe S.Q.
Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasve A.B dhe E.P.
Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetases A.B.
2 llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të një subjekti tregtar, si dhe shtetaseve A.B, A.A dhe M.S.
2 Llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases A.B.
3 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetases K.S.
Llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases K.S.
5 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetasve A.K dhe SH.K.
2 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të një personi juridik, si dhe shtetasve SH.K dhe B.K.
6 llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasit SH.K.
Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të një personi juridik, si dhe shtetasve SH.K dhe B.K.
2 llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të personit fizik SH.K dhe shtetasit SH.K.
Llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të shtetasit SH.K.
5 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetases A.K.
2 llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases A.K.
Personin Fizik “K.Q”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Resorant” në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
Një subjekt tregtar, me objekt të veprimtarisë “Hoteleri”, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
Personin Fizik “SH.K”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Kafe dhe Restorant”, në pronësi të shtetasit SH.K, në Tiranë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.