Gjykata e Posaçme, ka dënuar me 110 vjet burg në total 15 persona, të akuzuar për kultivim, shitje dhe trafik droge. Hetimet ndaj grupit kriminal, që funksiononte mes Greqisë dhe Shqipërisë, kanë zgjatur thuajse dy vjet pas një mega-operacioni të quajtur “Limit”
Dënimet variojnë nga 3.4 vite, deri në 10 vjet. Personat që janë dënuar me 3.4 vjet burg janë: Gjergji Muke e Romeo Tare.
Hysni Sadiku e Bektash Zeneli janë dënuar me 6 vjet burg. Gjykata ka vendosur 8 vjet burgim për Enkeledi Sadikun, Kristo Çobaj, Besjan Zeneli, Bilbil Shqalsi, Eljon Jaho, Emiljano Kalemi, Aleksandër Pepi, Festim Çorbaxhi e Rexhep Pipeku.
Dënim më i lartë është vendosur për Andrea Caca, me 9.4 vjet dhe Sokol Mesinin, 10 vjet.
Ata u arrestuan në vitin 2019, në operacionin e koduar “Limit”, ku u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve. Në total në atë kohë u arrestuan 57 persona.
Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin grupet kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçëm për kultivimin e lëndëve narkotike.
Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.
Hetimi u finalizua me operacionin policor “Limit” me përfshirjen e rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë (Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë).
Të dënuarit:
Sokol Mersini dënohet me 10 vite burg
Andrea Caca dënohet me 9.4 vite burg
Besjan Zeneli dënohet me 8 vite burg
Bilbil Shqalsi dënohet me 8 vite burg
Eljon Jaho dënohet me 8 vite burg
Emiljano Kalemi dënoeht me 8 vite burg
Enkeledi Sadik dënohet me 8 vite burg
Kristo Çobaj dënohet me 8 vite burg
Aleksandër Pepi dënohet me 8 vite burg
Festim Corbaxhi dënohet me 8 vite burg
Hysni Sadiku dënohet me 6 vite burg
Bektash Zeneli dënohet me 6 vite burg
Gjergji Muke dënohet me 3.4 vite burg
Romeo Tare dënohet me 3.4 vite burg
Rexhep Pipeku dënohet me 8 vite burg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




