Drejtësia

Trafik droge dhe vrasje, të enjten pyeten në gjykatë të arrestuarit nga SPAK

Gazeta Si- Masa e sigurisë ndaj gripit kriminal që akuzohen për trfik ndërkombëtar droge, tentativë vrasjeje e pastrim parash, ku mes tyre ka edhe zyrtarë policie, do të jepet të enjten në orën 09:30.

Por përveç masës së sigurisë ish-zv/drejtori i Rendit në Policinë e Tiranës, Erzen Breçani, shefi i Krimeve në komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni, Bujar Ajeti e Besmir Murati në seancën e të enjtes do të merren në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut.

Në lidhje me këtë çështje, është vendosur në "detyrim paraqitje" punonjësja e policisë, Jonida Babameto Ndërkohë janë shpallur në kërkim Ervin Mata, Ismail Zeneli, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eraldi Breçani.

Me urdhër të SPAK, u arrestuan Erzen Breçani, Dedan Gjoni, Besmir Murati dhe Bujar Ajeti, i njohur dhe me mbiemrin Gërmizi.

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për Jonida Babameto oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, është provuar se anëtarët e grupit kanë trafikuar 931 kg kokainë në katër raste, në Brazil, Holandë dhe Gjermani.

Autoritetet kanë dyshime edhe për episode të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Për trafikun e drogës, Prokuroria e Posaçme akuzon, Eralbi Brecanin, Ervin Matën, Ismail Zeneli, Bajram Grabova, Albert Prenga, Artan Sulejmani, Besmir Murati dhe Bujar Ajeti.

Paratë e përfituara nga trafiku ndërkombëtar i drogës, grupi kriminal, dyshohet se i pastronte në Shqipëri, nëpërmjet bizneseve të ndryshme dhe për këtë akuzohet Erzen Breçani dhe djali i tij.

SPAK deklaron se ka dokumentuar pasuri që dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre.

Hetimet e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorëve të SPAK, kanë identifikuar edhe autorët e dyshuar që kanë siguruar kushtet për vrasjen e dy vëllezërve.

Për këtë ngjarje janë të dyshuar Bujar Ajeti, Besmir Murati dhe shefi i krimeve Dedan Gjoni. Dy vëllezërit mësohet se jetojnë në Britaninë e Madhe dhe lëvizjet e tyre dyshohet se janë dhënë nga oficerja e policisë e cila punonte në Interpol.

Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit, mësohet se janë sekuestruar shuma monetare, automjete, telefona dhe armë zjarri të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë