Gazeta Si - SPAK, në bashkëpunim me Prokurorinë italiane të Brescia-s dhe agjenci të huaja ligjzbatuese, kanë zhvilluar një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës,
Sipas SPAK, në vendin tonë janë kontrolluar 21 banesa dhe ambiente të tjera, kryesisht në zonën e Manzës në Durrës, si dhe janë arrestuar 2 persona, Jurgen K. dhe Arjanit M.
Gjatë operacionit, sipas SPAK, janë sekuestruar 30 mijë euro, 6 mijë Paund, 2 automjete, 1 armë, 4 ora 'Rolex' dhe 26 celularë.
"Sot, më datë 25.09.2024, në Republikën e Shqipërisë, janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambjente të tjera. Janë arrestuar në flagrancë dy pjesëtarë të grupit kriminal, shtetasit me iniciale J.K. dhe A.M. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paund, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale, - thuhet në njoftimin e SPAK për mediat. - ë dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro", - informoi sot SPAK.
Kanë qenë mediat italiane që raportuan fillimisht ditën e sotme për operacionin ndërkombëtar të zhvilluar mes Italisë, Shqipërisë, Zvicrës dhe Polonisë, e që në total janë lëshuar 61 urdhër-arreste për akuzat e trafik narkotikësh, pastrim parash dhe mashtrim në investime në shuma të mëdha.
Nga hetimi ka rezultuar se grupi i strukturuar kriminal ushtronte aktivitetin e trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë.
Të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro.
Gjatë hetimit në tërësi janë sekuestruar 360 kg kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në vlerën prej 60 milionë euro cash.
Nga këto, në Shqipëri janë sekuestruar 30 mijë Euro, 6 mijë Paund, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale.
Në veçanti grupi kriminal, me qendër në Shqipëri dhe me degë organike në Itali, dyshohet se ka importuar lëndën narkotike në Evropë nga Amerika e Jugut nëpërmjet përdorimit të rrugëve tregtare të transportit dhe më pas e ka sjellë në Itali - nëpërmjet Spanjës dhe Holandës - përmes përdorimit të automjeteve të rënda.
Sasitë e mëdha të kokainës, sapo futeshin në vend, ishin ruajtur - për shpërndarje të mëvonshme - në 5 baza logjistike-operative, të ngritura nga grupi kriminal dhe kryesisht të vendosura në Breshia, Vareze dhe Piza.
Brenda qendrave të sipërpërmendura, menaxherët e grupit kanë vazhduar me grumbullimin e parave të përfituara nga shitja e lëndës narkotike për t'ia dorëzuar një organizate paralele italo-kineze, e cila do të ofronte një shërbim të fshehtë bankar për transferimin e kapitalit të paligjshëm jashtë vendit.
Në mënyrë të detajuar, shuma e madhe e parave që vinte nga trafiku i drogës do të kishte rrjedhur, nëpërmjet një shtetasi etnik kinez që jetonte në provincën e Breshias, në një sistem kompleks pastrimi parash që synon të "monetarizojë" faturat e rreme (të barabarta me rreth 375 milionë euro) të lëshuara nga "sipërmarrësit" në fjalë.
Sipas mediave italiane, ky mekanizëm do të përcaktonte trafikantët e drogës në një avantazh të trefishtë në krahasim me sistemet më tradicionale të transferimit të të dhënave, me paratë cash të aktivizuara nëpërmjet transportit fizik të tyre ndërmjet kufijve të ndryshëm.
Kjo, do të minimizonte rrezikun për t'u kapur gjatë kontrolleve doganore dhe policore në rrugë dhe kursen komisionet që do të kërkonin transportuesit.
Krahas masave paraprake të ditës së sotme, gjatë veprimeve hetimore, tashmë janë arrestuar në flagrancë 21 persona të grupit kriminal dhe janë sekuestruar rreth 2 milionë euro cash, 5 pistoleta dhe municione përkatëse, 8 makina dhe 360 kg lëndë narkotike, e cila nëse do të hidhej në treg, mund të kishte fituar rreth 30 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.