Gazeta Si- Pesë persona janë arrestuar në zonën e “Freskut” në Tiranë, mes tyre dhe një police e burgjeve, pasi janë kapur duke trafikuar 9 armë zjarri drejt Tiranës, ku janë ndaluar në rrugën e Rinasit.
Dyshohet se kallashnikovët vinin nga Shkodra për t’u shitur në Tiranë te grupet kriminale. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repishti”, policia tha se u arrestuan Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj dhe Bilbil Aliaj, të gjithë banues në Malësi të Madhe.
Mësohet se shtetësja Denisa Halilaj, 22 vjeçe, ka qenë ish-punonjëse e Policisë së Burgjeve, ndërsa hetimi ka nisur prej disa kohësh dhe këta persona janë mbajtur në vëzhgim.
Grupi prej 5 personave i kishte siguruar armët në Shkodër dhe mbrëmjen e kaluar kanë qenë duke kryer trafikun. 4 automatikë dhe 5 pushkë i kishin fshehur brenda një valixheje në bagazhin e makinës. Më ndërhyrjen e policisë, ata janë kapur në një parking në rrugën e Rinasit.
Trafiqet e Tiranës kishin marrë informacion për grupin kriminal që do të vinte nga Shkodra për të shitur armët në Tiranë. Fill pas kësaj organizuan operacionin për kapjen e tyre në kushtet e flagrancës.
Pesë personat e arrestuar po lëviznin me dy mjete. Në të parin ishin dy person që kishin rol këqyrjen e rrugës dhe lëvizje të patrullave të policisë.
Në mjetin e dytë ishin 3 persona të tjerë, në bagazhin e të cilit u gjetën dhe sekuestruan 9 armët. Armët vinin nga zona veriore të Shkodrës dhe ishin destinuar të shiteshin te grupet kriminale me bazë në Tiranë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




