Drejtësia

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe, Gjykata e Posaçme la në burg 3 personat e arrestuar

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme ka lënë në burg tre të arrestuarit që trafikonin armë zjarri nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.

Një ditë më parë, Policia e Tiranës arrestoi tre persona, Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj.

Gjatë zhvillimit të seancës këtë të premte, të akuzuarit nuk kanë dhënë shpjegime. Ndërkaq, si pjesë e këtij grupi kriminal janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë. Ata jetojnë në Angli dhe ndaj tyre Gjykata e Posaçme ka vendosur masën “arrest në burg” në mungesë.

Gjatë operacionit “Inkorporimi”, ku pjesë ishte edhe SPAK, u sekuestruan veshje kamuflazhi, si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptop dhe 2 thika.

Gjithashtu bëhet e ditur se hetimi kishte nisur para një viti, ndërsa të enjten u kapën 8 pistoleta në Portin e Durrësit që do të trafikoheshin në Britaninë e Madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë