Në zemër të Stambollit, në majë të minareve të larta që mbulojnë horizontin e qytetit, mjeshtrit e Mahyas mundohen të mbajnë gjallë një zanat që ka ndriçuar qiellin në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit për breza. Forma e artit Mahya, që mendohet të jetë e vjetër rreth 400 vjet, origjinën e ka në kohën e Sulltanëve Osmanë dhe fillimisht është përgatitur me qirinj vaji.
Xhami të panumërta në Turqi gjatë muajit të Ramazanit vendosin mesazhe fetare të bëra me drita, madje disa përdorin ndriçim led dhe vetëm nëntë prej tyre ende përfitojnë nga zanati tradicional Mahya. Të nënta këto xhami janë historike osmane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.