Bota

Tornadot godasin SHBA-në, të paktën 100 viktima vetëm në Kentaki

Të premten në mbrëmje, rreth 20 tornado goditën në jug dhe në perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shumë shtete janë të përfshira: Illinois, Mizuri, Arkansas, Kentaki dhe Tenesi.

Taë paktën 100 persona mund të kenë vdekur në Kentakin jug-perëndimor, tha guvernatori i shtetit, Andy Beshear: “Ne e dimë se ndoshta deri tani kemi mbi 50 viktima”, por numri mund të rriten edhe në 70, nëse jo deri në 100.

Të paktën dy persona humbën jetën nga tornado që goditi një shtëpi të moshuarish në Arkansas. Pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe disa lëndime të lehta.

Shtëpia e të moshuarve ‘Monette Manor’ mund të strehojë të paktën 86 persona, ndërsa mediat amerikane shkruajnë se brenda objektit, rreth 20 persona janë ende të bllokuar.

Një tjetër tornado goditi Illinois në Çikago, duke shkaktuar shembjen e çatisë së një magazine të kompanisë ‘Amazon’ në Edëardsville. Të paktën 100 punonjës mbetën të bllokuar brenda, të cilët po punon në turnin e natës, por të gjithë u siguruan në një zonë të bodrumit të godinës. Të njëjtët punonjës dërguan foto përmes rrjeteve sociale për të qetësuar të afërmit.

Stuhitë shkatërruan gjithashtu Tenesin dhe Kentakin. Disa ndërtesa u shembën në Mayfield, Kentaki. Asnjë vdekje nuk është zyrtarizuar, por edhe këtu disa njerëz të ndryshëm janë bllokuar brenda një fabrike qirinjsh.

Në përgjithësi, tornadot e forta prekën mbi 55 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe rreth 157 mijë banorë në gjashtë shtete mbetën në errësirë ​​për shkak të problemeve me rrjetin elektrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë