Rend dhe Ligj

Tonin Vocaj merr zyrtarisht postin e Drejtorit të Policisë Tiranë. Rrokadë për 25 drejtues të lartë dhe kryekomisarë

Gazeta Si – Tonin Vocaj ka marrë këtë të premte zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Policisë së Tiranës, duke zëvendësuar Lorenc Paganikën, i cili pritet të transferohet pranë Akademisë së Sigurisë.

Emri që do të marrë vendin e Vocajt si zëvendës të Muhamet Rrumbullakut, është Sokol Bizhga, deri para pak muajsh në detyrë si drejtues i Operacionale. Vocaj kthehet në këtë detyrë për herë të dytë.

Rrokada në Policinë e Shtetit, të nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, ka përfshirë ndryshimin e 25 drejtuesve të lartë dhe kryekomisarë në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit zyrtarizoi këtë të premte, 16 dhjetor, të gjitha ndryshimet e bëra në struktuën drejtuese të saj.

Në njoftimi bëhet me dije zyrtarisht se Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, merr gradën “Drejtues i Parë” dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vend të tij si zëvendës i Muhamet rrumbullakut, do të shkojë Sokol Bizhga, i cili më herët mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale.

Policia e Shtetit, thekson se këto ndryshime vijnë në kuadër të përmbushjes së prioriteteve të vendosura për 100 ditët dhe në vazhdim, si dhe për dhënien e impulseve të reja, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira në luftën kundër krimit në përgjithësi, krimeve ekonomiko-financiare, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve kundër personit e pronës.

1.Drejtues i Lartë Tonin Vocaj, deri tani Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, merr gradën “Drejtues i Parë” dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë;

2.Drejtues i Parë Sokol Bizhga, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH, merr gradën “Drejtues i Lartë” dhe emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;

3.Drejtues i Parë Lorenc Panganika, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier;

4.Drejtues i Parë Arben Dashi, deri tani Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës;

5.Drejtues i Parë Edmond Sulaj, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, emërohet Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

6.Drejtues Gentian Ndoi, deri tani Shef i Njësisë “E” – Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

7.Drejtues i Parë Ervin Hodaj, deri tani profesor në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit, në Akademinë e Sigurisë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër;

8.Drejtues Ermal Muçaj, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë;

9.Kryekomisar Gentian Berberi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë emërohet Shef i Njësisë “E” – Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

10.Drejtues i Parë Hamdi Fjora, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH;

11.Drejtues i Parë Alfred Çepe, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, emërohet Drejtor i Fakultetit të Hetimit të Krimit, në Akademinë e Sigurisë;

12.Drejtues i Parë Lutfi Minxhozi, deri tani Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet profesor në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit, në Akademinë e Sigurisë;

13.Drejtues i Parë Zef Laska, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në DPPSH;

14.Drejtues Vilma Ibrahimi, deri tani Shefe e Sektorit të Analizës dhe Informacionit, në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtore e Drejtorisë së Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

15.Drejtues Arben Joco, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Tiranë;

16.Drejtues Altin Merizaj, deri tani Zv/Drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Shkodër;

17.Drejtues Ndue Doçi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër;

18.Kryekomisar Luan Arifaj, deri tani specialist i Sektorit për Krimet Ekonomike, në Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, pas fitimit të gradës “Drejtues”, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës;

19.Drejtues Sokol Cana, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës;

20.Kryekomisar Armir Gjikolaj, deri tani Shef i Njësisë “Fast Albania”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Zv/drejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës;

21.Kryekomisar Alket Shatro, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, Tiranë, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë;

22.Komisar Ermal Lila, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Durrës;

23.Kryekomisar Vilson Bala, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Durrës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, Tiranë;

24.Drejtues Aida Çobo, deri tani asistente e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërohet Shefe e Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje, në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

25.Drejtues Silvana Sulaj, deri tani Shefe e Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje, në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet asistente e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë