Sport

TOKYO 2021/ Italia drejt përjashtimit, sportistët pa himn dhe flamur

Italia rrezikon shumë të përjashtohet nga Lojërat Olimpike të Tokios. Komitetit Olimpik Ndërkombëtar pritet të marrë vendimin ekstrem deri të mërkurën, nëse situata nuk ndryshon. Vetëm një dekret i kryeministrit Konte, që do të zgjidhte autonominë e CONI-t (Komitetit Olimpik Kombëtar Italian), do ta shpëtonte Italinë nga ky turp.

Sportistë si Federika Pelegrini apo Gregoria Paltrinieiri, sa për të përmendur dy emra, në këtë situatë mund të garojnë në Olimpiadë, por pa himn dhe pa flamur, siç ka ndodhur me Bjellorusinë e Lukashenkos, apo me Rusinë e skandaleve të dopingut.

Federika Pelegrini, një nga sportistet më të njohura italiane. Gazeta Si, 25 janar 2021

Do të ishte një turp botëror edhe para “Milano-Cortina 2026”, do të thotë se do të ketë pezullim të financimeve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për Italinë. Një situatë shumë delikate, që vetëm qeveria mund ta zhbllokojë në limitet e kohës, sepse në Lozanë është gjithçka gati për të ratifikuar përjashtimin e Italisë nga Olimpiada.

Një çështje politike e paprecedentë, duke ditur që dekreti për t’i dhënë autonomi CONI-t është gati, por nuk po aprovohet ende, duke sjellë këtë situatë ekstreme për sportin italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë