Rend dhe Ligj

Toka, shtëpi e makina, pasuria marramendëse e Admir Muratajt

Prokuroria ka vënë në sitë 14 të afërm të Admir Muratajt dhe në përfundim të skanimit të pasurive të tyre ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të tij dhe të afërmve të tij mbi bazën e dyshimeve se ajo është produkt i veprimtarisë kriminale të ushtruar në bazë të një grupi të strukturuar.

Në emër të Admir Muratajt është vetëm vila dykatëshe në Prezë, por sekuestroja është kërkuar edhe për pasuritë e vëllait të tij, Can Muratajt, të Albana Alidhimës dhe të të afërmit Aleksandër Murataj.

Prokuroria e mbështet kërkesën e saj në bazë të ligjit antimafia dhe masën e sekuestros e kërkon duke deklaruar se ekziston mundësia që këto pasuri të tjetërsohen nga personat në fjalë me qëllim zhdukjen e provave të mundshme në hetimet për grabitjet e bankave në Shqipëri.

Aleksandër Murataj hetohet për grabitjen e ndodhur më 9 shkurt të 2017. Prokuroria beson se pasuria e familjes Murataj buron nga paratë e grabitura në tre episodet e ndodhura më 13 shkurt dhe 3 dhjetor të 2015 dhe ajo e ndodhur më 9 shkurt të 2017. Në total, shuma e grabitur në të treja këto raste shkon në rreth 6 milionë euro.

Admir Murataj dyshohet se ka qenë organizatori në të treja këto grabitje, ndaj përligj kërkesën e saj për t’i sekuestruar pronat atij dhe të afërmve të tij, pasi rezulton se nga të ardhurat e deklaruara nuk justifikojnë pasurinë e vënë.

Gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë tëtyre. Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale.

Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar edhe nëntë automjete, që në total kapin vlerën e qindra-mijëra eurove.

1- BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
2- Fouristradë Mercedes Benz;
3- Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksandër Murataj;
4- DODGE, sekuestruar shtetasit Can Murataj;
5- DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;
6- Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
7- Volkswagen Tiguan;
8- Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
9- Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Muratajt;

Për shtetasin Aleksandër Murataj ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:

  1. Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;
  2. Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;
  3. Truall në emër Shpëtim Murataj(Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë në Yzberisht, Tiranë;
  4. Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;
  5. Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.
  6. Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO;
  7. Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.
  8. BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
  9. Fuoristradë Mercedes Benz;
  10. Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;
  11. DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;
  12. DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;
  13. Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
  14. Volkswagen Tiguan;
  15. Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
  16. Motoçikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë