Gati 250 kilometra në jug të Beogradit, jo shumë larg kufirit midis Serbisë dhe Kosovës, një minierë e hapur në Kizevak, ka nxjerrë në pah sekretet më të errëta të Beogradit. Në minierën, e rrethuar nga pyje dhe fusha, janë zbuluar pesë varre masive.
Më shumë se dy dekada që nga lufta e Kosovës 1998-99, miniera zbuloi një tjetër sekret të tmerrshëm të konfliktit kur hetuesit gjetën eshtrat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga forcat serbe, të cilat u hodhën në një varr masiv për të fshehur provat e krimeve të luftës. Tani, policia ka rrethuar vendin dhe ekspertët vendas dhe të huaj po inspektojnë minierën.
Ky është varri i radhës i masiv i gjetur në Serbi që nga rënia e Slobodan Millosheviç në vitin 2000, pak më shumë se një vit pasi bombardimet e NATO-s e detyruan atë të tërhiqej nga Kosova pas një lufte brutale. Eshtrat e më shumë se 900 shqiptarëve të Kosovës janë gjetur deri më tani, megjithatë askush në Serbi nuk është shpallur përgjegjës për atë që ishte një përpjekje sistematike për të fshehur provat e krimeve të luftës.

Procesi i zhvarrosjes së mbetjeve filloi në 30 nëntor. Përfaqësues të Serbisë, Kosovës dhe një sërë organesh ndërkombëtare vizituan minierën të premten. “Rreth 240 metra kub gur janë gërmuar në këtë vend,” tha Veljko Odalovic, kreu i Komisionit Serb për Personat e Zhdukur.
“Në javët e ardhshme, pas punës së përbashkët të ekipit mjeko-ligjor, më shumë familje do të jenë në gjendje të mbyllin një kapitull shumë të errët në jetën e tyre”, tha Fabien Bourdier, president i Grupit të Punës për Personat e Zhdukur në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ICRC.
Rreth 1,640 njerëz janë klasifikuar ende si të zhdukur nga lufta e Kosovës, mes tyre më shumë se 1,100 shqiptarë të Kosovës.
Krassimir Nikolov, koordinator i zhvarrosjes në misionin e sundimit të ligjit në EULEX, tha, ishte e pamundur të identifikohej vendndodhja e saktë bazuar vetëm në llogaritë e dëshmitarëve,”
“Përparimi, tha Nikollov, erdhi në fund të vitit të kaluar kur EULEX arriti të krahasonte imazhet ajrore të minierës së hapur nga viti 1999”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




