Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakastër në datën 5 janar, ku 16-vjeçar dhunoi e vrau nusen e xhaxhait, me dy shokë të tij me të cilët kishte hyrë në banesë për ta grabitur. Drita Saliaj u gjet e pajetë në rezervuarin e fshatit dy ditë pas ngjarjes, nga polumbarët e forcave RENEA Në fillim u raportua se një grua e kishin shtypur me makinë dhe më pas e kanë hedhur në një rezervuar.
Por detaje të reja kanë dalë nga ngjarja horror, ku Drita Salaj u vra nga nipi i burrit të saj në bashkëpunim me dy shokët e tij.
Tre të rinjtë në prani të psikologut dhe avokat, e kanë pranuar krimin e rëndë që kanë kryer. ipi i bashkëshortit të 50-vjeçares, (djali i vëllait), L.Saliaj së bashku me dy të rinj, shokë të tij, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbës, të tre të arestuar, kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares për të grabitur, por janë pikasur nga Drita Salia. Në momentin që ajo ka njohur edhe djalin e kunatit, e kanë goditur dhe dhunuar, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuarin e Lumarës, 3-4 kilometra larg shtëpisë së saj.
Në një rrëfim për mediat një banor i fshatit Gjerbës, thotë se bashkëshorti dhe 2 djemtë e Dritës bëjnë punë sezonale në Greqi dhe në momentin e ngjarjes së rëndë, ajo ka qenë e vetme në banesë. Sipas dëshmive, dyshohet që autorët ta kenë torturuar përpara se ta vrasin, pasi në banesën e saj janë gjetur njolla të shumta gjaku.
Mjaftoni Saliaji, kunata e viktimës Drita Saliaji i ka bërë apel shtetit që të vendosë mbi çështjen ose do të ketë vetgjyqësi. Ajo thotë se familjet kishin konflikte të vazhdueshme. Ajo tregon dhe se si ka ndodhur ngjarja ku djemtë shkuan për vizitë ndërsa Drita Saliaji i kishte nxjerrë kafe dhe raki për t’i gostisur, më pas ka ndodhur vrasja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.