Gazeta Si – Tre punonjës policie janë pezulluar në Korçë, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar procesverbalet lidhur me një aksident të ndodhur.
Bëhet me dije se me vendim gjykate, janë pezulluar 2 policë dhe një oficer, të tre pjesë e sektorit të qarkullimit rrugor.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se këta 3 punonjës kanë falsifikuar një test alkooli, duke mos e aplikuar tek shkaktari i aksidentit, por tek një tjetër person.
Për këtë rast AMP njofton se po hetohen dhe efektivë të tjerë që dyshohet se janë implikuar në këtë ngjarje.
– Nënkomisar K. SH., 32 vjeç, me detyrë Specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” në bashkëpunim.
– Inspektor K. ZH., 27 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” në bashkëpunim.
– Inspektor O. L., 25 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” në bashkëpunim.
Këta punonjës policie dyshohet se kanë manipuluar provat për një aksident me dëme materiale, si dhe kanë falsifikuar një test alkoli, duke mos e aplikuar tek shkaktari i aksidentit por tek një tjetër person.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e punonjësve të tjerë të dyshuar si të implikuar, ndërsa materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë
Hetimi është bërë me përgjime telefonash dhe përgjime ambientale, ndërsa nuk jepen më tepër detaje për shkak të hetimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




