Media Galeri

Tjetër incident me Boeing, avioni humb rrotën gjatë nisjes (video)

Nga Gazeta 'Si'-Një tjetër incident për Boeing, pasi një avion i United Airlines humbi një rrotë gjatë ngritjes nga aeroporti i Los Anxhelosit. Bëhet fjalë për Boeing 757 që pavarësisht incidentit arriti të ulej në mënyrë të sigurt në Denver.

Avioni i përfshirë në incidentin e së hënës ishte një Boeing 757-200 që u ndërtua rreth tre dekada më parë, sipas FlightRadar24, dhe mbante 174 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

Boeing ka ndaluar prodhimin e 757 që nga viti 2004.

Marsin e kaluar, një Boeing 777-200 i United Airlines me drejtim Japoninë humbi një rrotë në ajër pasi u ngrit nga San Francisko dhe piloti bëri një ulje emergjente të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit.

Incidenti i djeshëm ishte i fundit në një seri incidentesh që përfshinin avionët e United Airlines.

Një avion bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit në mars për shkak të një problemi teknik


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë