Menaxhim

Tjetër goditje për Europën, Gazprom-i rus do të ndalojë gazin për tre ditë

Gazprom do të ndalojë furnizimin me gaz natyror në Europë për tre ditë, dukë vështirësuar më tej nevojën e kontinentit për energji, ndërkohë që Gjermania mundohet të rrisë stokun për muajt e dimrit.

Çmimet fikse në Europë u rritën direkt me 9% pasi prodhuesi rus tha se nuk do të dërgojë gaz atje nga 31 gushti në 2 shtator, për “mirëmbajtje”. Ndërhyrja do të bëhet pikërisht në turbinën që dërgon gaz atje.

Tregu europian i gazit është në greminë prej disa muajsh tani dhe Rusia që ndërpren herë pas here furnizimet, së fundmi sa 20% e totalit. Gazprom ka patur probleme me turbinat, por politikanët europianë ngulin këmbë se është një veprim i mirëmenduar si përgjigje e Rusisë ndaj sanksioneve të perëndimit.

“Fikja” e turbinave për tre ditë është shkundje për tregun e brishtë, por mund të ishte dhe më keq. Fakti që ata po bëjnë ndërhyrje në mes të të nxehtit tregon se ka gjasa që turbina të rindizet përsëri. Gjatë korrikut ajo u fik për 10 ditë dhe u ndez pas 10 ditësh.

Pushimi tre ditor i Gazprom do të thotë 33 mln metër kub në ditë./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë