Gazeta Si – Pas humbjes fatale me Kroacinë, që i kushtoi Brazilit eliminimin nga Katar 2022, trajneri Tite ka folur në konferencë shtypi, ku ka njoftuar publikisht se jep dorëheqjen nga stoli i Seleçaos.
“Është një humbje shumë e dhimbshme, por jam në paqe me veten. Ky është fundi i një cikli. Është një vendim që e kam marrë që një vit e gjysmë më parë dhe nuk jam një njeri që e kthen fjalën. Nuk e kam thënë, sepse nuk doja që njerëzit të më kërkonin të qëndroja, nëse do të fitonim Botërorin”.

Me Titen në stol Brazili nuk ka mundur të shkojë as në gjysmëfinale të dy Botërorëve të fundit. Në Rusi 2018 brazilianët u eliminuan nga Belgjika, kurse në Katar 2022 nga Kroacia.
Tani pritet të mësohet se kush do të jetë pasardhësi i Tites në stolin e Brazilit. Përfundon mes lotësh edhe Botërori i fundit i Nejmarit. Sulmuesi nuk mundi ta bënte kurrë liderin e Brazilit, pavarësisht talentit të tij të madh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



