Lajme

Tiranë, vajza vetëhelmohet pas refuzimit të të dashurit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një vajzë u helmuaa pas refuzimit të të dashurit.
Tri ditë më parë, Alma Gj., ka vendosur të kryejë aktin vetëflijues pas përballjes me refuzimin e të dashurit. Ajo ka shkuar në shtëpinë e tij, por ai ka vendosur t’i japë fund lidhjes së tyre.
Në kushtet e dëshpërimit, Alma Gj. është vetëhelmuar. Pasi ka konsumuar helmin ajo ka marrë një taksi në rrugën e Qeqit për t’u drejtuar në shtëpinë e saj, por nuk ka mundur të mbërrijë e gjallë. Mësohet se e reja ka ndërruar jetë në taksi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë