Lajme

Tiranë, plagoset me armë zjarri në këmbë një 26-vjeçar

Një i ri është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur te stadiumi “Dinamo” në rrugën “Gjik Kuqali”.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale E.K., 26 vjeç. Ai është transportuar në spital dhe mësohet se është qëlluar në këmbë. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të plagosjes si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë