Lajme

Tiranë, ndërron jetë i ndaluari në komisariatin Nr. 3

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit si pasojë e një ataku kardiak. Viktima është Dritan Rica 45-vjeç.

Ai ka ndërruar jetë në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3.

Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak.

Gjithsesi, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij pritet konfirmimi nga raporti i mjekut ligjor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë