Lajme

Tiranë, gjendet një foshnjë e pajetë në koshin e mbeturinave

Një foshnje e pajetë është gjetur në një kosh mbeturinash në Tiranë. Foshnja ka qenë e futur në një kuti kartoni dhe është gjetur nga disa endacakë që rrëmonin mbeturina, në lagjen “Ali Demi” mbrapa marketit të vjetër.

Dyshohet se foshnja seksit mashkull ka lindur i vdekur, ndërsa nuk dihen ende arsyet se pse fëmija është lënë në koshin e mbeturinave. Foshnja e pajetë është transportuar në morg për veprime të mëtejshme. Nuk dihet koha kur ka lindur pasi ishte mbyllur në kuti kartoni.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e personit që ka hedhur në kosh foshnjën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë