Një 24-vjeçare është gjetur ditën e sotme e varur mbrapa Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:20. Burime zyrtare thane se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet E. Y., lindur në Mallakastër dhe banuese në Tiranë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




