Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi shpërndante drogëra të forta në formë dozash nëpër Tiranë.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G. X. 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ai ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e Policisë, pasi për të disponohej informacion se në bazë porosie shpërndante në klubet e ndryshme të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kokainë në formë dozash.
Teksa po qarkullonte në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” policia e ka ndaluar për kontroll, ku iu gjetën dhe sekuestruan 19 doza kokainë, një peshore elektronike, telefona dhe makina. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



