Tre persona të shpallur në kërkim janë ndaluar në 24 orët e fundit në Tiranë. Rasti i parë është i një personi të akuzuar për kanosje me armë zjarri.
Ai është shtetasit B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, që në datën 15 janar të këtij viti ka kanosur me armë zjarri shtetasin E. H., banues në Tiranë, i cili ka bërë kallëzim se ka qëlluar në drejtim të tij për ta vrarë.
Po ashtu është kapur edhe një 24-vjeçar me inicialet Xh. H, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Maj të vitit 2018, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë. Dhe personi i tretë është E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese me TVSH”. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




