Lajme

Tiranë, aksidentohen për vdekje dy këmbësorë, në pranga drejtuesit e mjeteve

Dy aksidente rrugore janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Mësohet se në rrugën “Don Bosko”, një makinë tip “Volkswagen” ka përplasur një 69-vjeçar të identifikuar si S. Shehu, i cili ka ndërruar jetë, pasi ka shkuar në spital. Për këtë aksident është arrestuar 22-vjeçari me inicialet E. Q.
Ndërkohë, një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në “Rrugën e Dibrës” , në vendin e njohur si “Medreseja”.
Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor, rreth 60 vjeç me inicialet G. M. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit G. Beqiraj. Sipas njoftimit të policisë, shkak i aksidentit është bërë shoferi, i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë