Lajme

Tiranë/ 31-vjeçari nuk i bindet policisë, përplas disa mjete rresht dhe plagos efektivin me gruan e tij

Nga Gazeta ‘SI’ – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një person i armatosur i cili ka qenë duke iu larguar forcave të policisë, ka përplasur me automjet disa makina dhe një motor, duke shkaktuar dy të plagosur.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të mesditës së sotme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

“Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme ‘Shqiponja’ i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur disa automjete dhe 1 motomjet ku po udhëtonte një polic me gruan e tij.”, ka njoftuar policia.

Pas një ndjekjeje intensive nga Policia, automjeti u ndalua dhe gjatë kontrollit në brendësi të tij u gjet një armë zjarri pistoletë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë