Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, u shpreh se, Festival i Baletit Bashkëkohor do të shndërrojë Tiranën, për tre javë në një kryeqendër të baletit bashkëkohor të niveleve ndërkombëtare.
Gonxhja tha se, ky event i rëndësishëm kulturor do të përqendrohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Teatrin Kombëtar, Sheshin “Skënderbej” dhe në oborrin e Vilës 31.
Ndërkohë koreografi shqiptar me famë botërore Angjelin Preljocaj në një konferencë frymëzuese për shtyp, që shënon fillimin e një serie aktivitetesh artistike në Shqipëri, International Dance Festival, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe Bashkisë së Tiranës, zbardhi detaje të këtij Festivali.
Maestro Preljocaj ndau vizionin e tij mbi artin bashkëkohor, duke sjellë një frymë të re për skenën tonë kulturore.
International Dance Festival Tirana çel siparin këtë të premte, me “Liqenin e Mjellmave” një klasik magjepsës i cili sjell në skenë elegancën dhe dramën, duke rrëfyer historinë e dashurisë së ndaluar mes Odettës dhe Princit Siegfried, mes muzikës së pavdekshme të Tchaikovsky-t.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.