Teksa opozita po protestonte këtë të martë afër Hotel ‘Dajtit’, liderët europianë po shijonin një koncert para stadiumit ‘Air Albania’. Para se të nisin punimet e samitit, qeveria ka organizuar një koncert në nder të liderëve europianë, për t’i njohur ata sadopak me traditat shqiptare, me valle, opera dhe kërcime moderne.
Por, ndërkohë që në Samit po kërcehej, në protestën e PD ishte një situatë krejtësisht ndryshe.
Aty po mbahej ‘Kortezhi i dhimbjes shqiptare’. Një mënyrë ndryshe për të protestuar ku gra të veshura me të zeza kanë vajtuar duke përmendur nëpër rreshta “Ai që vrau shpresën e shqiptarëve…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




