Futboll

Tirana humb pjesët në sprintin final të sezonit, rrezikon të dy objektivat

Gazeta Si – Tirana po kalon një sezon mjaft të vështirë, që rrezikon të jetë i dështuar, nëse nuk shkon deri në fund në Kupën e Shqipërsië, ose mbetet jashtë ‘Final 4’, siç është aktualisht.

Për fatin e keq, skuadra më e titulluar në Shqipëri nuk ka të gatshëm lojtarë të rëndësishëm për këtë pjesë të fundit të sezonit. Ka humbur prej javësh kapitenin Filip Najdovski, për shkak dëmtimi është versioni zyrtar i klubit, por duket se maqedonasi është bërë çështje. Diçka e ngjashme me atë që ndodhi me ish-trajnerin Shehi, apo me mesfushorin Hila.

Tirana para derbit me Partizanin. Gazeta Si, 8 mars 2024

Po ashtu, ka mbyllur sezonin për bardheblutë Ermal Meta, zbulimi i kësaj skuadre. Mesfushori i ri ka pësuar një dëmtim që kërkon kohë të gjatë rikuperimi, ndaj dhe po mendon për sezonin e ardhshëm.

Një tjetër mungesë me peshë mund të jetë ajo e Erjon Hoxhallarit, edhe ai për dëmtim. Mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit që ai pësoi mbrojtësi në ndeshjen e fundit me Teutën në Kupë, ku u detyrua të linte fushën. Nëse është dëmtim serioz, skuadra e Fagut merr një tjetër goditje të fortë.

Për të shpëtuar sezonin, Tirana duhet të arrijë nëpërmjet kampionatit apo Kupës, të sigurojë pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Do të ishte humbje e madhe financiare, nëse do të mbetej pa Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë