Futboll

Timo Verner rikthehet në Premier Ligë, sulmuesi i Gjermanisë kalon te Totenhemi

Gazeta Si – Goditje e Totenhemit për sulmin në merkaton e dimrit. Klubi londinez ka arritur marrëveshjen me Lajpcigun për afrimin e Timo Verner. Është një rikthim në Premier Ligë për këtë lojtar, që më parë ka veshur edhe fanellën e Çelsit, por pa lënë gjurmë.

Verner do të kalojë te Totenhemi në formulën e huazimit deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes nga skuadra angleze. Është një nga lëvizjet më të rëndësishme për momentin në merkaton dimërore, që pritet të sjellë surpriza në vazhdim.

Sulmuesi gjerman, 27 vjeç, ka spikatur fillimisht me fanellën e Shtutgarit, për të kaluar më pas te Lajcigu. Në 2021-shin ai u transferua në Premier Ligë, por nuk mundi të shkëlqente me fanellën e Çelsit, ndaj dhe u kthye shpejt në Bundesligë, sërish te Lajpcigu.

Tani Verner shkon sërish në Londër për të veshur një tjetër fanellë, atë të Totenhemit, me shpresën se do të jetë një aventurë ndryshe nga e para.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë