Media Galeri

Tifozi shkon me një aligator në stadium: E kam kafshë për mbështetje emocionale

Joie Henney, një tifoz i Philadelphia Phillies, u përpoq të hynte në stadiumin e bejsbollit “Citizens Bank Park” me një aligator për të parë ndeshjen kundër Pirates Pittsburgh.

Tifozit, të cilit nuk iu lejua hyrja, tha se aligatori, të cilin e kishte lidhur me zinxhir sikur të ishte qen, është një kafshë për mbështetje emocionale.

Dhe kështu është. Emri i aligatorit është Wally dhe sipas biografisë së tij në TikTok, është një kafshë për mbështetje emocionale, e licencuar.

Henney e mban aligatorin në shtëpi dhe e ushqen si të ishte një pjesëtar i familjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë