Lajme

“Tifozat Kuqezi” zbresin te Rruga e Durrësit në protestë

Protesta e studentëve që këtë të martë ka hyrë në ditën e saj të shtatë para ministrisë së Arsimit po merr një mbështetje gjithmonë edhe më të madhe. Pas prindërve dhe nxënësve të shkollave të mesme, studentët kanë marrë mbështetje edhe nga grupi i Tifozëve kuqezi.

Tifogrupi që mbështet kombëtaren e futbollit në të gjitha ndeshjet në një postim në rrjetet sociale ka premtuar se në orën 16.00 do t’i bashkohet protestës së studentëve.
Tifozët shkruajnë se gjatë gjithë këtyre ditëve i kanë mbështetur moralisht studentët, ndërsa sot ka ardhur koha që t’i mbështesin edhe fizikisht.   

“Tifozat Kuq e Zi nga të gjitha trojet etnike, kanë mbështetur me mendje e zemër kauzën e studentëve. Prandaj, sonte nga ora 16.00 bashkohemi edhe fizikisht me studentët protestues ne mbështetje të kërkesave të tyre. Bashkohu edhe ti!”- shkruhet në postim e TKZ. Studentët më herët gjatë ditës së sotme kishin vendosur ultimatum orën 16:00 si afatin për plotësimin e kërkesave të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë