Lajme

TIA publikon 12 fluturime, por vetëm për rezidentët dhe nënshtetasit europian

Përmes një shënimi në Facebook, TIA ka publikuar listën e fluturimeve të konfirmuara për ditën e enjte.

Krahas publikimit të listës, Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës si dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀

TIA nënvizon se, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀

Pra, lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀⠀⠀

Me poshtë lista e fluturimeve për ditën e enjte:

✈Air Albania (ZB 2001) Tiranë – Romë dhe kthim

✈Wizz Air (W6 2882) Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈Wizz Air (W6 3845) Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈Wizz Air (W6 3841) Tiranë – Dortmund dhe kthim

✈Wizz Air (W9 4466) Tiranë – Londer (Luton) dhe kthim

✈Wizz Air (W6 3853) Tiranë – Piza dhe kthim

✈Air Albania ( ZB 2003) Tiranë – Milano dhe kthim

✈Albawings (2B 273) Tiranë – Perugia dhe kthim

✈Air Serbia (JU213) Tiranë – Beograd dhe kthim

✈Air Albania (ZB 2005) Tiranë – Bolonja dhe kthim

✈Albawings (2B 231) Tiranë – Pisa dhe kthim

✈Albawings (2B 231) Tiranë – Frankfurt dhe kthim


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë