Ka ndodhur

Thyen ‘arrestin shtëpiak’, 38-vjeçari me familjarët e tij përplaset me policinë në Golem

Gazeta Si – Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Golem të Kavajës, ku policia gjeti në rrugë 38-vjeçarin Adis Barzezi, i cili kishte thyer masën e “arrestit shtëpiak” për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.

Ndërsa iu komunikua se do të shoqërohej në komisariat për veprime të mëtejshme, 38 vjeçari së bashku me kunatin e tij A.Sh., 23 vjeç dhe familjarë të tjerë të tij, kanë kundërshtuar me forcë policinë.

Për shkak të situatës së krijuar dhe përplasjes mes familjarëve dhe policisë, njëri prej policëve qëlloi një herë në ajër me armën e shërbimit, me qëllim zmbrapsjen e personave me të cilët po përplaseshin fizikisht.

Në ndihmë të policëve shkuan edhe forca të tjera, të cilat shoqëruan të gjithë personat që kundërshtuan punonjësit, mes tyre edhe 38-vjeçarin që kishte shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Për rastin është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë