Ka ndodhur

Theu masën ‘arrest në shtëpi’ dhe dhunoi mjekun, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, është ndaluar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Eksponenti”, pasi dyshohet si autor i disa veprimtarive kriminale, përfshirë dhunimin e një mjeku për shkak të detyrës.

Sipas policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërhynë menjëherë pas kallëzimit të një mjeku që deklaroi se ishte sulmuar në rrugë nga një shtetas.

Si rezultat i veprimeve hetimore u bë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit me iniciale Elton Halili, 28 vjeç.

Nga verifikimet rezultoi se i ndaluari ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi” për veprën penale “dhuna në familje”, masë të cilën e kishte shkelur.

Hetimet paraprake tregojnë se ai dyshohet edhe për një kanosje të ndodhur më 1 shkurt 2026 ndaj shtetasit D. D. në banesën e këtij të fundit, si dhe për tre vjedhje: një në një banesë në Yzberisht më 8 shkurt dhe dy të tjera në kompani në zonën e fshatit Prush më 10 shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë