Bota

The Times: Mojtaba Khamenei është pa ndjenja dhe në gjendje të rëndë!

Nga Gazeta ‘Si’- Lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei është në gjendje të rëndë dhe pa ndjenja në qytetin e Qomit, sipas një memoje diplomatike të cituar nga gazeta britanike The Times, e cila thotë se ai nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij ose të marrë pjesë në vendimmarrjen e regjimit.

Sipas raportimit, vlerësimi i përfshirë në memorandum mbështetet në informacione të mbledhura nga shërbimet inteligjente amerikane dhe izraelite, të cilat thuhet se u janë shpërndarë edhe vendeve të Gjirit.

Kjo konsiderohet si hera e parë që bëhen publike detaje konkrete mbi vendndodhjen e figurës kyçe të establishmentit iranian që nga fillimi i konfliktit, ndërsa dyshohet se ai është plagosur gjatë sulmeve fillestare të 28 shkurtit.

I njëjti dokument përmend gjithashtu se janë ndërmarrë përgatitje për varrimin e ish-udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, në qytetin e Qom, pas raportimeve për vdekjen e tij gjatë goditjeve të para të luftës.

Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këto informacione. Megjithatë, publikimi i tyre pritet të nxisë diskutime të forta mbi balancat e brendshme të pushtetit në Tehran, në një moment veçanërisht delikat për rajonin.

Zhvillimet vijnë gjithashtu në një kohë kur po afron afati i ultimatumit të dhënë nga presidenti amerikan Donald Trump për arritjen e një marrëveshjeje, duke shtuar pasigurinë mbi ecurinë e situatës politike dhe ushtarake në Lindjen e Mesme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë