Filma

‘The Mother’ i Jennifer Lopez, një nga filmat më të shikuar të momentit në Netflix

Filmi i këngëtares dhe aktores latine, Jennifer Lopez në Netflix, “The Mother”, është bërë një nga filmat më të shikuar të të gjitha kohërave në faqen e transmetimit.

“The Mother”, i cili paraqet Lopez si një ish-ushtare apo vrasëse duke u ndjekur nga FBI, aktualisht është në vendin e tetë në top 10 filmat më të shikuar të Netflix – me mbi 229.3 milionë orë shikimi në total në kohën e shkrimit.

Renditja bazohet në 28 ditët e para që nga premiera, që do të thotë se “The Mother” ka ende kohë për të kapërcyer “The Adam Project” dhe “Extraction”, të cilat zënë vendin e gjashtë dhe të shtatë me respektivisht 233 dhe 231 milionë orë shikimi, shkruan DigitalSpy.

“The Mother” më parë theu rekordet për filmin më të shikuar të vitit 2023 në debutimin e tij, duke u shikuar për 83.71 milionë orë gjatë fundjavës së hapjes.

"The Mother"

Në filmin e saj, Jennifer Lopez luan rolin e një vrasëseje vdekjeprurëse me një qëllim të përsosur, e cila detyrohet të japë fëmijën e saj për birësim për ta mbajtur atë të sigurt nga bashkëpunëtorët e rrezikshëm.

Pasi u fsheh në Alaskë për më shumë se një dekadë, Lopez mëson se vajza e saj Zoe (Lucy Paez) mund të jetë në telashe, çka e bënë atë ta ushtrojë fuqishëm në gjuajte me armë.

Nw fund të filmit, pas shumë sfidash e pengesash, nënë e bijë arrijnë t’i mposhtin të gjithë kundërshtarët dhe t’i rikthehen jetës normale.

Lopez do të luajë në filmin e ardhshëm “Unstoppable” së bashku me Jharrel Jerome, i cili tregon historinë e mundësit Anthony Robles, për Prime Video.

Megjithatë, prodhimi i filmit është ndalur për një kohë të pacaktuar pas dy javësh xhirime për shkak të grevave të vazhdueshme të skenaristëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë