Gazeta Si – Qeveria katalanase ka marrë masa kundër thatësirës. Klubi i Barcelonës ndërkohë duhet ta kursejë ujin për fushat e stërvitjes.
Alarmi i thatësirës në Katalonjë e ka detyruar qeverinë që të marrë një sërë masash drastike për të reduktuar konsumin e ujit nga institucionet publike dhe ato private. Një vendim që ka prekur edhe klubin e Barcelonës dhe veçanërisht impiantet sportive.

Bëhet fjalë për Ciutat Esportiva Joan Gamper, qendrën stërvitore të skuadrës së Ksavit, si dhe stadiumin Lluís Companys, ku katalanasit luajnë ndeshjet si pritës për këtë sezon, për shkak të punimeve në Camp Nou.
“Klubi i Barcelonës konsumon ujë në sektorë të ndryshëm dhe nëse duhet ta ruajë atë për ujitjen e fushave, strukturat e tjera janë të detyruara të reduktojnë përdorimin e ujit”, – ka thënë David Mascort, këshilltar i qeverisë katalanase për klimën.
Në këtë situatë Ksavi Hernandez dhe stafi i tij duhet të vendosin, nëse do të lejojnë lojtarët të bëjnë dush menjëherë pas stërvitjes, apo ta kursejnë ujin për fushat, që trajneri i ka pikë të dobët. Nëse zgjedh të dytën dhe kështu ka mundësi të ndodhë, lojtarët do ta bëjnë dushin në shtëpitë e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




