Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Europiane ka menduar ta lërë mandatin e saj për t’u bërë drejtuese e Forumit Ekonomik Botëror, WEF, sipas themeluesit të këtij institucioni Klaus Schwab.
Schwab, i cili hoqi dorë nga Forumi pas një sërë akuzash që ai i mohon, tha se një apartament është bërë gati në Zvicër (aty ku zë vend Forumi) për Lagarde, që të marrë në dorë organizatën para mandatit të saj në BQE që mbaron në 2027-n.
Largimi i Lagarde nga Banka do të niste një garë të fortë konkurrimi për drejtimin e autoritetit kryesor monetar të Europës.
Schwab tha për Financial Times se Lagarde ka vite që e diskuton këtë vendim. Diskutimi i fundit ishte në prill, kur Schwab e takoi atë në Frankfurt dhe i tha se do ta mbante drejtimin deri sa ajo të ishte gati.
Lagarde, që ka qenë pjesë e Bordit drejtues të WEF që prej 2008-s, ka një mandat të parinovueshëm 8-vjeçar si drejtuese e Bankës Europiane.
Burime të sigurta thanë se Lagarde mund të pranonte ta linte Bankën të paktën 10 muaj para se t’i mbaronte mandati. Disa thonë se ajo do e marrë rolin pasi të çonte inflacionin në target.
Një përfaqësues i BQE-së tha se “presidentja Lagarde është e përkushtuar tërësisht në përfundimin e misionit të saj dhe mandatit të plotë”. WEF nuk komentoi çështjen duke thënë se kanë qenë bisedime personale midis drejtuesve.
69-vjeçarja do të jetë drejtuesja e dytë e Bankës që do ta lërë të papërfunduar mandatin e saj, pas Wim Duisenberg.
Schwab, iu përgjigj akuzave se ka përdorur për qëllime private dhe familjre vilën e famshme në Gjenevë që e ka në pronësi organizata, duke thënë se vila është bërë gati për Lagarden.
Midis palëve nuk ka ende një marrëveshje zyrtare, por burime dytësore konfirmojnë se dyshja kanë vijuar bisedimet.
87-vjeçari Klaus, u largua në prill nga Forumi, pasi e detyroi Bordi, për shkak të disa gjetjeve nga bilbilfryrësit europiane që akuzonin se ai dhe familja e tij kishin përfituar benefite financiare nga organizata. Ai i ka mohuar këto akuza.
“Frika ime është se nëse kjo vazhdon dhe organizata mbetet pa zgjidhje, Christine Lagarde nuk do të marrë pozicionin si kryetare,” tha ai. “Unë nuk dua ta humbas atë. Unë dua të sigurohem që ajo që është ndërtuar këtu… të mos shkatërrohet.”
WEF, e cila ka emëruar ish-shefin e Nestlé, Peter Brabeck-Letmathe si kryetar të përkohshëm, u kundërpërgjigj se “vazhdon të operojë nga një pozicion i fortë”, duke shtuar se kishte pjesëmarrje rekord në ngjarjet e fundit.
Davos është bërë një ngjarje e caktuar për shefat ekzekutivë dhe krerët e qeverive dhe një makinë për të fituar para, me 440 milionë franga zvicerane të ardhura në vitin 2024.
Lagarde mund të presë një dyfishim të pagës së saj vjetore, e cila vitin e kaluar ishte 466.000 €, krahasuar me rreth 1 milion SFr që bëri Schwab.
Që nga marrja e detyrës në BQE në vitin 2019, ajo ka drejtuar bankën qendrore përmes Covid-19 dhe një rritje të inflacionit një herë në gjeneratë që pasoi bllokimet pandemike dhe pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Që atëherë, rritjet e çmimeve janë rikthyer nën kontroll, me inflacionin e Eurozonës që ka mbetur në 2.2 për qind muajin e kaluar dhe stafi i BQE-së parashikon se do të kthehet në objektiv vitin e ardhshëm./FinancialTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.