Politike

Thaçi: Nuk dorëhiqem, dikush po luan shah me paqen Kosovë-Serbi

“Dikush është duke luajtur shah me procesin e paqes mes Serbisë dhe Kosovës!”. Ky ishte reagimi i parë i presidentit Hashim Thaçi, pas aktakuzës e Prokurorisë Speciale së Hagës.

Edhe pse nuk ishin të paktë ata që gjithë prisnin që ai të dorëhiqej, duke ndjekur rrugën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Thaçi deklaroi në një intervistë televizive se nuk do të tërhiqej nga posti i presidentit.

Kreu i shtetit të Kosovës ka deklaruar se ka anuluar vizitën në Uashington sepse dikush e neutralizuar atë në arenën ndërkombëtare, por se nuk do të dëmtojë pozicionin e Kosovës në dialog.

“Nëse më vjen ftesa nga Gjykata do të përgjigjem. Por nuk jap dorëheqjen nga presidenca. Pse të jap dorëheqje? Intervistimi është normal. Janë intervistuar ministra, ish-kryeministra, dhe kryetarë komunash. Të gjithë në fund duhet të shkojnë në shtëpi? Aty shkon qytetari dhe jo Presidenti”, deklaroi Thaçi.

Në korrik të vitit 2019, ish-kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen sepse u thirr në Hagë sepse një kryeminstër i intervistuar nga Haga do të sillte një faturë të rëndë për vendin. Por Thaçi duket se ka zgjedhur një rrugë ndryshe.

Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK-së është kthyer në sfidë për Kosovën e pasluftës, ndërkohë që Serbia nga ana tjetër, ashtu si vitin e kaluar, po qëndron duke “fërkuar duart”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë