Lajme

Thaçi: Kosova po dërgon trupa shtesë drejt Durrësit!

Pas vizitës në Shqipëri, Presidenti Hashim Thaçi ka pasur një bisede telefonike këtë mëngjes me Kryeministrin Edi Rama për ta njoftuar se Kosova do të dërgojë trupa shtesë të Forcave të Sigurisë së Kosovës në përkrahje të autoriteteve shqiptare.

Thaçi ka thënë se tani është nevoja urgjente për përballimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve.

“Gjendja ne Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë pas tërmeteve vazhdon të jetë e rëndë. E përcolla më vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama”, tha Thaci.

Trupa shtesë nga Kosova pritet të mbërrijnë rreth mesditës për të bërë evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti.

“Kthimi i njerëzve nëpër shtëpi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar vetëm pas konstatimit real që shtëpitë dhe banesat të jenë të sigurta dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tjera”, ka shkruar presidenti Thaçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë