Janë një taborë ekspertësh që merren me testet e Maturës Shtetërore.
Ngujohen në zyra me një qëllim të vetëm; Të mos rrjedhë asnjë tezë, para kohe…
Është i dyti vit radhazi që teza e matematikës është kthyer në “han pa porta”
Si vjet, edhe të hënën, testi i matematikës u shpërnda në Facebook, Instagram e çdo grup WhatsApp-i me një shpejtësi të admirueshme nga vetë studentët, kur provimi sapo kish filluar…
Edhe pse afishohen kontrolle të rrepta. Edhe pse janë vetëm 15 studentë në një klasë që pretendohet se kanë kaluar filtrin e çdo mjeti kopjues.
Nuk bëri fajde as kontrolli vend e pa vend, as mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve se pushohen nga puna në rast shkelje të rregullave, as masat trumbetuese se çdo student duhej të futej “qelibar” në provim vetëm me njohuritë e tyre.
Asnjë reagim nga ministria e Arsimit. Si doli, pse ndodhi, kush mban përgjegjësi…Faji sërish mbeti jetim
PD-ja mvesh me përgjegjësi ministren e Arsimit, Besa Shahini. Nuk e çon problemin më tutje…
Së fundja dikush duhet të përgjigjet për këtë situatë të përsëritur.
Prokuroria duhet të hetojë, në rastin më të pakët, për shpërdorim detyre. Që fenomene të tilla të mos shkruhen më…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.