Nga Gazeta Si – Në dy ditët në vijim maturantët mund të ndryshojnë datën dhe orën e provimit të informatizuar
Maturantët mund të vendosin një orar tjetër brenda datave të kalendarit të shpallur nga QSHA.
“Me qëllim realizimin me sukses të provimit të informatizuar të mjekësisë, të gjithë kandidatët që kanë përplasje oraresh dhe datash me provime të tjera, ju bëjmë me dije se do t’u mundësohet një datë/orar tjetër brenda datave të kalendarit të shpallur nga QSHA-ja”, thuhet në njoftim.
Më herët, në njoftimin e QSHA-së thuhej se oraret ishin të vendosur dhe kategorikisht nuk do të ndryshonin por pas shqetësimit të studentëve të cilët disa prej tyre patën përplasje të orareve të provimeve të arkitekturës dhe mjekësisë.
Të gjithë studentët që duan të ndryshojnë orarin ose datën e provimit mund të kontaktojnë në adresën e e-mailit: [email protected].
Që prej datës 14 gusht, maturantët që duan të studiojnë për mjekësi të përgjithshme i janë nënshtruar provimit të informatizuar, provim që do të zgjasë deri më datë 23 gusht.
Që prej ditës së parë të provimit, maturantët u shprehën të shqetësuar se ishin të detyruar të paguanin një tarifë prej 5 mijë lekësh për të hyrë në provim.
Ndërkohë, pas provimeve maturantët kanë shprehur një tjetër shqetësim përsa i përket provimit.
Sipas maturantëve, për 60 minuta duhej tu përgjigjeshin 50 pyetjeve, një kohë e pamjaftueshme për to, duke qenë se pyetjet janë të një niveli të vështirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



