Nga Ilir Alimehmeti* – Miqtë e mi! “Vetëm ai që e ka mposhtur frikën e tij është me të vërtetë i lirë”, thoshte Aristoteli.
Duhet të kuptojmë që sa më shumë fillojmë dhe njohim shtrirjen e vërtetë të epidemisë, aq më shumë ridimensionojmë qëndrimet tona ndaj saj!
Një tjetër studim i kryer në një komunitet të tërë, këtë herë mbi efektivët e marinës së SHBA në bordin e aeroplanmbajtëses “Theodore Roosevelt”, na jap të dhëna të tjera kyçe mbi COVID-19.
? Shkurtimisht:
• U testuan të gjithë personat në bord, 4800 persona.
• 600 persona dolën pozitivë me Covid-19,12,5% e totalit.
• 1 person kishte vdekur me Covid-19, 1/600 = 0,17%.
• 5 ishin të sëmurë rëndë, 5/600 = 0.83%.
• 60% e personave me Covid-19 ishin pa simptoma.

Kjo tregon se sëmundja përhapet dhe kalon në mënyrë të fshehtë te shumica dërrmuese e personave dhe vetëm një minorancë shumë e vogël sëmuret rëndë apo pëson fatalitet.
Këto të dhëna mund të jenë shumë të rëndësishme për politikëbërësit për ridimensionimin e masave në moshat aktive, pasi ky është momenti që shumica e shteteve po mendojnë si dhe kur të rihapen.
Gjithashtu na rikonfirmon idenë se duhen kryer testime në grupe të popullatës për të kuptuar me të vërtetë shtrirjen e sëmundjes.
Faktikisht, siç epidemiologët e kanë të qartë, aleati më i fortë i shpërndarjes së kësaj sëmundjeje është pikërisht aftësia e saj për të mos dhënë shenja në shumicën e popullatës.
? Shifra 60% e asimptomatikëve është shifra më e lartë në SHBA deri më sot, pasi në këtë shtet ende nuk janë kryer teste të gjera të popullatës apo të komuniteteve në veçanti, dhe as studime të popullatës.

? Ndërkohë CDC e SHBA-së deklaron se asimptomatikët janë 25-50% e
të infektuarve.
‼KUJDES: ky interval kaq i gjerë tregon pikërisht mungesën e të dhënave të
sakta që nuk disponojnë zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së.
? Kujdes mbi disa pika kyçe:
• Popullata e ushtarakëve është në moshë relativisht të re.
• Popullata e ushtarakëve është më aktive dhe e fuqishme.
• Shpesh, për arsye sekreti të shtetit raportimet e sëmundshmërisë në forcat e
armatosura nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe në raportime mbi sëmundje të tjera,
sëmundshmëritë zakonisht janë të nënraportuara, pra ndoshta numri i të
infektuarve mund të jetë edhe më i lartë se 12,5%.

Megjithatë, çdo informacion që grumbullohet e shton gjithnjë e më tej njohurinë mbi koronavirusin dhe është aleat kundër tij!
*Dr. Shk. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.