Arsim

Testet e maturës nuk do të rivlerësohen

Maturantët nuk kanë të drejtë të kërkojnë rivlerësim të testeve të tyre. Atyre s'u mohohet e drejta për të kërkuar një kopje fizike, por edhe në rast se mendojnë se janë korrigjuar gabimisht testet nuk rivlerësohen. Këtë e thotë rregullorja e maturës shtëtërore në një nga pikat e saj. “Ky është një kërcënim i hapur ndaj çdo maturanti", shprehet Rigels Xhemollari, Drejtor ekzekutiv ” Qëndresa Qytetare”

“Nga ana ligjore dhe praktike mendoj se parashikimi i kësaj dispozite që mohon një të drejtë themelore, jo vetëm që kërcënon haptazi të rinjtë për t’ju nënshtruar vetëm vlerësimit fillestar duke i mohuar të drejtën e studimit, qoftë edhe një maturanti të vetëm, por shkel hapur edhe legjislacionin aktual për funksionimin e administratës publike, ku çdo veprim i përfaqësuesve të organeve administrative është i ankimueshëm dhe jo definitiv për palën që kërkon një të drejtë. Në fakt prej vitesh ka patur të rinj që kanë kërkuar rivlerësim të testeve të tyre. Por mesa duket këtë vit është marrë një masë e tillë kaq drastike sepse e ka një arsye’’- shprehet Rigels Xhemollari:

Faksimile e rregullores dhe neni 10 i saj që ndalon rivlerësimin e testimit

“Kjo shtesë në rregullore mund të ketë ardhur për faktin se vitin e kaluar ka pasur shumë maturantë të pakënaqur me vlerësimin të cilët kanë ankimuar dhe kërkuar rivlerësim të testit, por këtë proces e ka penguar vetë AKP me vonesat e rikthimit të tezës së printuar, deri ne mbërritjen e afatit të përzgjedhjes së degëve të studimit. Pra jo se vitet e tjera institucionet kanë qënë të hapura për të ritrajtuar tezën por në mungesë të kapaciteteve dhe për të mbyllur njëherë e përgjithmonë zërat e pakënaqur të maturantëve dhe prindërve të tyre ministria ka vendosur ta parashikojë shprehimisht këtë dispozitë”-thotë drejtuesi i Qëndresës Qytetare.

Testet e maturantëve korrigjohen në mënyrë manale, nga disa grupe vlerësuesish dhe ky vlerësim në jo pak raste është kritikuar pasi askush nuk mund të jetë I pagueshëm .

“Askush nuk vlerëson një lloj një ese apo një kënvdështrim të nxënësit mbi një autor apo mbi një çështje dhe shpesh herë mund të ndodhë përplasje mes grupeve të vlerësuesve, llogaritje e gabuar e pikëve apo me keq akoma vlerësimi i ulët me pa të drejtë i ndonjë maturanti-thotë Xhemollari.

Por sa kohë duhet të shpenzojë një i ri për të marrë një kopje të testit fizik?

Rigels Xhemollari:”Ne i kemi ndjekur disa nga rastet e viteve të kaluara duke filluar nga 2014. Maturantët kanë paguar 400 lekë pranë Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore ku kanë proceduar edhe me kërkesën për marrjen e kopjes fizike të testit dhe më pas kanë pritur me javë të tëra që të marrin një përgjigje,por në shumicën e rasteve nuk e kanë marrë fare kopjen e testit nga AKP, ose e kanë marrë pasi kishin zgjedhur edhe degët e studimit dhe sido që të ishte korrigjuar teza, kjo gjë nuk kishte më vlerë për ta.

Sot rolin e AKP e ka zënë Qëndra e Shërbimeve Arsimore, si pasojë e ndryshimeve që çdo vit pëson Matura Shtetërore duke filluar nga viti 2006. Por për maturantët nuk ka rëndësi se si quhet institucioni që udhëheq proçesin e administrimit dhe vlerësimit të provimeve të maturës, por transparenca dhe zgjidhja që duhet të japin këto institucione përballë ankthit të tyre të pritjes nëse do të jenë fitues apo jo?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë