Një 21-vjeçar me iniciale A.L., është arrestuar, pasi akuzohet si bashkëpunëtor i autorëve të terrorit me armë në një lokal në Lezhë nga disa persona, njëri prej të cilëve nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja (Ramazan Rraja), i shpallur në kërkim nga policia. Policia thotë se në shtëpinë e të riut, ka gjetur një armë zjarri automatik, me dy krehëra dhe 132 fishekë luftarakë.
Në lidhje me ngjarjen e nëntorit, bashkë me Rrajën, janë shpallur në kërkim Alesio Dobrozi, 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe Roan Brahimi, banues në Pllanë, Lezhë.
Rraja, në bashkëpunim me dy miqtë e tij, dyshohet se janë arratisur jashtë vendit, me destinacionin final Dubain, i konsideruar si parajsë për fshehjen e personave të shpallur në kërkim nga policia.
Tre persona të maskuar e të armatosur u futën mbrëmjen e 13 nëntorit në mënyrë të befasishme në një lokal në Zejmen, ku kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.
Ata kanë shkuar në lokalin e Ani Kolës dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L.M (K), i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj.J, mik i tre autorëve. Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.