Toka ka vende të mrekullueshme, por ka ende shumë hapësira të largëta të globit që pak njerëz mund t’i vizitojnë. Në librin e tyre, Remote Experiences, fotografi David De Vleeschauwer dhe gazetarja Debbie Pappyn, përshkruajnë 12 territore të fshehura dhe të paeksploruara.




Një nga destinacionet e tilla më interesante është Poli i Veriut. Në pronësi të askujt, por që pretendohet nga shumë shtete, ky territor enigmatik është një shtresë akulli që lëviz vazhdimisht në mes të Oqeanit Arktik.

Akullthyesi më i madh dhe më i fortë në botë me energji bërthamore, “50 Let Pobedy”, lundron çdo verë me 100 pasagjerë në bord, të gjithë të etur për të shkelur në veri të globit.



Emri i anijes do të thotë në rusisht “50 Vjet fitore” dhe i referohet 50-vjetorit të triumfit të Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. Sapo mbërrijnë në “mbretërinë e arinjve polarë”, vizitorët përballen me një sërë rregullash të reja.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




